jesa e parë e takimit Argjentinë – Kroaci ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.
Lionel Messi me shokë nuk ishin fare në element. Madje lojtari argjentinas, Enzo Perez ka humbur një rast me golën e zbrazët, shkruan GazetaBlic
Kombëtarja e Argjentinës ishte më e dobët se Kroacia në pozitën e mesfushës, ku vërehej qartë se mungonte fuqia ndaj treshes së kroatëve.
Leo Messi gjithashtu ishte i bllokuar nga kroatët, sa që në pjesën e parë arriti të prekte topin vetëm 20 herë – gjë kjo që nuk i ndodhë shpesh-herë lojtarit më të mirë të Argjentinës.
Ja lojtarët që kanë prekur më pak topa në 45 minutat e para:
Sergio Aguero (7)
Ante Rebic (17)
Ivan Perisic (17)
Lionel Messi (20)
Mario Mandzukic (20)
Willy Caballero (22).