970×90
970×90

Messi e arrin edhe këtë rekord të pabesueshëm

Messi e arrin edhe këtë rekord të pabesueshëm

Lionel Messi vazhdon të shënojë gola pareshtur dhe të koleksionoj rekorde në këtë aspekt. Barcelona ka mposhtur Alavesin në shtëpi me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Golat për katalunasit u shënuan nga Antoine Griezmann (14’), Arturo Vidal (45’), Lionel Messi (69’) dhe Luis Suarez (75’).

Megjithatë, goli i yllit argjentinas, Messi, pati vlerë të veçantë në aspektin individual apo personal.

Me këtë gol, Messi arrin në shifrën e 50 golave brenda një vitit të plotë kalendarik me klubin dhe kombëtaren.

Kjo ishte hera e nëntë nga dhjetë vite që argjentinasi shënon mbi 50 gola brenda vitit, ndërsa një gjë të tillë dështoi vetëm më 2013 ku shënoi 45.

Viti 2012 ishte viti më i frytshëm i kapitenit të Barcelonës, pasi shënoi plot 91 gola, duke thyer rekordin shumëvjeçar të Gerd Muller.

Related posts