
Fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, pritet që të transferohet në Torino.
Në fakt, është El Chiringuito që ka raportuar se testet mjekësore pritet të kryhen shumë shpejt.
Sipas këtij televizioni, që edhe në të kaluarën ka raportuar lajme rreth Ronaldos e Realit, pritet që Ronaldo t’i kryejë testet mjekësore para se të shkojë në pushim, në mënyrë që ai të jetë sa më i qetë në pushime e të mos shqetësohet për të ardhmen.
Ndërkohë, oferta formale nga Juve akoma nuk ka ardhur, por gjithçka duket se do të përfundojë në ditët në vijim.