970×90
970×90

Mësohet kuptimi i fjales patriçkë, të cilën Albin Kurti e përdori për PSD-në

Mësohet kuptimi i fjales patriçkë, të cilën Albin Kurti e përdori për PSD-në


Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, përdori një fjalë të re, kur e përshkroi Partinë e Shpend Ahmetit. Tha se deputetët e ndarë nga VV’ja shkuan te një partiçkë që garoi me PAN’in. 

“Maj 2018: një dyzinë deputetësh ikën nga LVV te një partiçkë që garoi me PAN-in, dhe ia votuan qeverisë buxhetin 2019”, ka shkruar Kurti në një reagim në FB.

Por, çfarë kuptimi ka fjala partiçkë? 

Nëse lexojmë Fjalorin e gjuhës shqipe del se kjo fjalë ka kuptim të diçkaje të vogël e ngjashme me deriçkën

Pra, Kurti PSD’në e sheh si një parti të vogël, të parëndësishme dhe minore. Një parti që është e parëndësishme e cila ka garuar me PAN’in.

Partia Socialdemokrate ishte e Kaqusha Jasharit, një funksionare e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, e cila në fund të viteve 80’ta ishte burgosur pasi mbronte të drejtat e shqiptarëve pavarësisht se ishte pjesë e sistemit. 

Shpend Ahmeti bashkë me deputetët, në maj të vitit të kaluar, që u shkëputën nga Vetëvendosje e pronësuan PSD’në dhe Kaqusha Jasharin e larguan nga udhëheqja duke e lënë anëtare të saj.

Related posts