Artistët e njohur, Dhurata Dora dhe Ylli Limani, kanë bashkuar forcat për një ‘EP’ me disa këngë.
Edhe pse njëra nga këto këngë tashmë ka qarkulluar në internet jozyrtarisht, pa dëshirën e tyre.
Dyshja përmes rrjeteve sociale kanë sjell një pjesë nga klipi, i cili duket të jetë pikërisht për këtë kohë vere.
“Vera me ty po vjen. A jeni gati. 11.07 – 18:00”, ka qenë përshkrimi që i është vënë postimit.
Zbulohet se data e lansimit është më 11 korrik, ditën e enjte.
Besohet që do të priten mirë e do të pëlqehen nga fansat e dyshes.
Ylli dhe Dhurata janë dy nga artistët më të dashur e më të suksesshëm të estradës.