
Skuadra e Ballkanit tashmë i di kundërshtarët e mundshëm në fazën para-kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Fitroja e Egnatias në finalen e play-offit në Shqipëri, ka bërë që ekipi kosovar të jetë në vazon e parë, shkruan Indeksonline
Kjo i jep mundësi klubit të Ilir Dajës që të ketë kundërshtar së paku më të lehtë në letër.
Disa nga kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit për raundin e para-kualifikimeve janë: Egnatia, Struga, Deçiq, Din. Batumi, Borac, Hamrun, Celje, Larne, Din. Minsk, Panevezys, Ordabasy, Vikingur, Differdange, Santa Coloma dhe Virtus.
Kujtojmë që shorti për fazën para-kualifikuese në Ligën e Kampionëve tërhiqet me datën 18 qershor, kurse ndeshjet e para zhvillohen më datat 9 dhe 10 korrik