970×90
970×90

Mesfushori i Kombëtares: Dua të jem lider te Hamburgu

Mesfushori i Kombëtares: Dua të jem lider te Hamburgu

Në moshën 30-vjeçare në nje botë afatshkurtër si ajo e futbollit, nuk rastis shpesh që te kalojë treni më i rëndësishëm, por kur kalon, ngjitesh, ke dëshirën për te mos zbritur më deri në fund.


Klaus Gjasula, pas një karrierë te nisur në ligat e ulëta gjermane, ia ka dalë që mes vuajtjeve e pasionit të nënshkruajë me një ndër klubet më të njohura në Gjermani, siç është Hamburgu, 6 herë kampion i Bundesligës dhe një herë kampion i Europës.

Në një lidhje për “Zona Gol“ mesfushori tiranas tregoi emocionet dhe përjetimet për këtë aventurë të re që do të nisë me fanellën e “Die Rothosen”.

Synimet personale lidhen ngushtë me objektivat e skuadrës. Ambicia e Gjasulës është që të rikthehet në Bundesligë së bashku me Hamburgun. Skuadra nga veriu i Gjermanisë do të nisë sezonin e tretë radhazi në ligen inferiore.

Përfaqësuesja shqiptare do të rikthehet të luajë në shtator, kombëtarja i ka munguar tej mase “gladiatorit” kuqezi.

Klaus Gjasula si tifoz i deklaruar i Tiranës për të evituar çdo surprizë të pakëndshme nuk dëshiron ta urojë skuadrën bardheblu përpara se titulli të marrë formë zyrtare.

Related posts