970×90
970×90

Mesazh i Ambasadës së Amerikës në Kosovë: Dhuna në familje është krim, raportojeni atë

Mesazh i Ambasadës së Amerikës në Kosovë: Dhuna në familje është krim, raportojeni atë

Ambasada amerikane në Kosovë ka publikuar së fundi një mesazh për të gjithë qytetarët.

Nga kjo ambasadë është bërë thirrje për raportimin e dhunës në familje.

Ata theksuan se dhuna në familje është një krim i cili nuk duhet duruar, por që duhet të raportohet.

“Dhuna në familje është krim. Mos e duroni, raportojeni atë. Telefoni Policinë e Kosovës në 192, ose kontaktoni Avokatin e Viktimave në 080011112 nëse vuani nga abuzimi fizik, psikologjik ose ekonomik ose trajtimi i keq”, thuhet në këtë publikim, transmeton lajmi.net.

Tutje u shtua se nëse ndokush has në vështirësi për të kontaktuar këto institucione atëherë të kontaktojë në Rrjetin e Grave të Kosovës në +383 38 245 850 ose info@womensnetwork.org.

Related posts