
Telekomi ka marrë vendim që të shkëpus kontratën me Z-Mobile nga 30 korriku i këtij viti, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e ka bërë publik Bedri Istrefi, kryeshef i Telekomit, para punëtorëve që po protestonin kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile.
“Na vetëm jemi edhe në takim në aspektin financiar ku e kemi kontraktuar një kompani amerikane, kemi pranuar. Njoftim zyrtar nga ekspertiza e jashtme na jep të drejt neve PTK-së, që shkëputja vazhdon nga data 30 korrik”.
“…pjesa tjetër e ekspertizës financiare jemi duke e diskutuar, por për shkak të korrektësisë erdha t’ua jap këtë lajm që u shkon njoftimi për shkëputje”.
Fillimisht Federata Sindikale e Postë Telekomit të Kosovës ka protestuar para objektit qendror në “Dardani” kundër vazhdimi të kontratës me Z-Mobile.
Gjatë protestës ata kanë shpalosur kërkesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe afatet për përmbushjen e tyre, si dhe hapat e mëtutjeshëm të kësaj sindikate nëse dikush pretendon ta vazhdojë kontratën me Z-Mobile.


Page 2 of 2

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 07:39 | Nga Ekonomia Online
Përmirësoni bisedat e juaja me konsumatorët dhe punonjësit me këto 6 këshilla.
Dëgjimi është akti fizik i njohjes së tingujve. Vetëm pse po dëgjoni diçka nuk do të thotë që po i vini veshin. Zëri i mësueses sime të fillores më ndjek gjithmonë: “Ti nuk po më dëgjon mua’’! thoshte ajo, para pushimit. Dhe nuk e kishte gabim. Ne nuk po dëgjonim.
Dëgjimi është proces fizik. Por vënia e veshit ndaj një gjëje është proces mendor. Mund të keni mesazhin më të bukur në botë. Por nëse askush nuk po dëgjon, është e dyshimtë. A e kuptoni tani? Mirë. Tani le të kalojmë në atë se pse ky informacion është i rëndësishëm në komunikim.
Ju me siguri keni dëgjuar shprehjen ‘’dëgjim aktiv’’ më parë. Me dëgjim aktiv, ju dëgjoni dikë dhe pastaj përsërisni ato që keni kuptuar me fjalët e tua. Në thelb, ju po parafrazoni. Ideja është që të krijoni mirëkuptim reciprok që të mos ketë paqartësi në interpretim. Ky koncept i mirëkuptimit reciprok është kryesor në shumë strategji komunikimi.
Magjia e vërtetë e dëgjimit aktiv shtrihet në aftësinë tënde për të kuptuar bisedën nga pikëpamja e partnerit tënd të komunikimit dhe gatishmërinë tënde që sinqerisht të harxhoni kohë duke dëgjuar storien e plotë të tyre. Kjo do të thotë që ti dëgjon pa e formuluar përgjigjen.
Ne të gjithë e kemi bërë këtë, veçanërisht gjatë konflikteve dhe debateve në të cilat jemi gati të reagojmë shpejt. Por kjo nuk është e shëndetshme, dhe as prodhimtare. Duke e bërë këtë në vendin e punës do të demoralizojë ata rreth teje, dhe të të konsiderojnë si egoist.
Strategji se si të jeni dëgjues më i mirë
Nëse je gati për t’u bërë dëgjues më i mirë, bëji këto gjëra:
1.Kontrollo egon tënde. Nuk mund të dëgjosh me të vërtetë nëse je më i shqetësuar për rezultatin tënd personal në një bisedë në vend se të krijosh rezultate pozitive për të gjithë të përfshirët.
2.Ndalo së menduari për përgjigjen. Nëse po formulon përgjigjen në kokën tënde derisa personi tjetër po flet, atëherë nuk je duke dëgjuar!
3.Prano ndjenjat. Duke dëgjuar, nuk ke nevojë që gjithmonë të pajtohesh me ato që personi tjetër flet ose ndjen, por dëgjuesit e mirë dhe komunikuesit e fuqishëm pranojnë ndjenjat e tyre.
4.Trego angazhim joverbal. Një anim i vogël i kokës, një trup i drejtë, tundjet e kokës, shprehjet e vogla ‘’uh-huh’’, mbajtja e kontaktit të syve, të gjitha këto gjëra inkurajojnë angazhim në një bisedë dhe janë treguesit e dëgjimit.
5.Pranoje kur nuk ke dëgjuar. Ose të paktën kërko nga dikush t’a përsërisë. ‘’Nuk munda t’a dëgjoj atë. A mund t’a përsërisësh’’? Është më mirë të kesh fotografinë e plotë të bisedës se sa të bësh një thirrje gjykimi ose vendimi në diçka pa pasur të gjitha pjesët e enigmës.
6.Përdor dëgjimin aktiv. Sigurohu që ke dëgjuar atë që personi kishte për qëllim. Shumë konflikte mund të shmangen në vendin e punës dhe shumë ekipe do të kalonin pa probleme nëse njerëzit do të kërkonin mirëkuptimin reciprok. Bëje atë. Do të shohësh ndryshimin në prodhimtari, marrëdhënie, dhe në rezultate.