
3
Ndryshe nga liderët shqiptarë të cilët pak kush mund t’i sheh nëpër markete, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për liderët evropianë.
Angela Merkel, së fundmi është parë në një vetëshërbim në Gjermani teksa ka blerë gjëra ushqimore. Ajo, është fotografuar e vetme, dhe me një karrocë të marketeve e cila shërben për bartjen e gjërave.
Merkel, e cila ishte në krye të Partisë Kristiandemokrate CDU për 18 vite radhazi, dëshmoi me këtë veprim se ajo është mjaft e thjeshtë dhe që nuk i vjen turp të bëjë blerje në markete.
Ndryshe, nga evropianët, liderët shqiptarë nuk mund të shihen në vende të tilla, ku blerje mund të bëjnë të gjitha shtresat.
