970×90
970×90

Mërgimtarit ia vjedhin 15 mijë euro në veturë

Mërgimtarit ia vjedhin 15 mijë euro në veturë

Rastet e vjedhjeve të rënda gjithandej nëpër Kosovë po shtohen çdo ditë e më shumë, e cak i hajnave përveç bizneseve po del të jenë edhe shtëpitë e veturat.

Një rast i tillë është raportuar edhe dje në fshatin Bllacë të Suharekës.

Rasti është konfirmuar përmes raportit 24 orësh të Policisë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedh nga vetura një shumë të konsiderueshme të parave. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Nuk raportohet për të arrestuar”, thekson raporti.

Ndërkohë, televizioni lokal i Prizrenit RTV Besa raporton se mërgimtarit ia kanë vjedhur 15 mijë euro.

Lidhur me këtë rast, Policia ka hapur rastin si “vjedhje e rëndë”.

Related posts