Një mërgimtar nuk është lejuar të votojë në një qendër të votimit në Podujevë.
Ai ka thënë se ka ardh nga Gjermania për të votuar, por që atij i është mohuar kjo e drejtë.
“Kam ardhur para një jave vetëm që të votojë, vetëm një familjar tonin e kanë lejuar të votojnë, kam qenë në listë të votuesve, kurse tash më kanë fshirë. Këtë as regjimi serb nuk e ka bërë, nuk e ka penguar votimin. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”, ka theksuar ai për Rtv Dukagjinin.
Ai ka pohuar se nga Gjermani ka ardhur vetëm për të votuar pasi nuk ka dashur ta bëjë atë përmes postës.