970×90
970×90

Mërgimtarët i dhurojnë AAK-së autobus për nevojat e fushatës

Mërgimtarët i dhurojnë AAK-së autobus për nevojat e fushatës

 Përkrahjen për Ramush Haradinajn në zgjedhjet e 14 shkurtit, disa mërgimtarë e shprehën edhe në njërin nga trenat zviceranë.

Por, meqë këtë mjet transporti nuk mund ta sillnin në Kosovë, përkrahësit nga Zvicra këtë të diel, ia sollën dhuratë një autobus AAK-së.

Me të figurat e kësaj partie do të shëtisin qytetet e Kosovës në fushatë zgjedhore.

Për këtë peshqesh që ua sollën bashkatdhetarët bashkë me votat e tyre, është falënderues nënkryetari Pal Lekaj i cili tha se ky mjet transporti ka një kuptim.

“Diaspora nuk është ashtu siç po thonë me Albinin, po shihet që janë me aleancën” tha Lekaj.

Related posts