970×90
970×90

Mërgata shqiptare në Zvicër e pranishme në Darkën Shtetërore – Esat Lika mes të ftuarve të nderit

Mërgata shqiptare në Zvicër e pranishme në Darkën Shtetërore – Esat Lika mes të ftuarve të nderit

 

 

Mbrëmë, në një atmosferë festive dhe me rëndësi të veçantë diplomatike, u mbajt Darka Shtetërore e organizuar nga Presidentja e Zvicrës, znj. Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal Zviceran. Në këtë ngjarje madhështore morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve, personalitete të njohura ndërkombëtare dhe anëtarë të dalluar të mërgatës shqiptare në Zvicër. Shkruan Gazeta Projekti.

Darka u zhvillua në shenjë respekti për marrëdhëniet e ngushta mes Zvicrës dhe Kosovës, si dhe për të forcuar partneritetin dhe miqësinë mes dy shteteve. Në këtë rast u ngrit dolli për të ardhmen e përbashkët dhe bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet dy popujve.

Mes të pranishmëve ishte edhe sipërmarrësi i njohur Esat Lika, i cili përfaqëson me dinjitet komunitetin shqiptar në Zvicër dhe njihet për kontributin e tij të vazhdueshëm në fushën e biznesit dhe integrimit të mërgatës shqiptare.

Pjesëmarrja e tij në këtë darkë është një tjetër dëshmi e vlerësimit që gëzojnë shqiptarët në Zvicër dhe e lidhjeve të forta që po ndërtohen ndërmjet dy vendeve.

Screenshot

 

 

 

Screenshot

 

Related posts