970×90
970×90

Mënyra se si voton diaspora, nëse nuk ka përgjigjje në telefon eliminohi nga votimi

Mënyra se si voton diaspora, nëse nuk ka përgjigjje në telefon eliminohi nga votimi

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar kundër vendimit të KQZ-së për mënyrën e votimit të diasporës.

Mes tjerash Haxhiu në postimin e saj në Facebook shkroi: “Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet”.

Por ndryshe mendojnë bashkpartiakët e saj në KQZ. Burime brenda KQZ-së bëjnë të ditur se që të dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ e kanë votuar vendimin e KQZ-së për mënyrën e votimit të diasporës ku përfshihet verifikimi i aplikuesve përmes telefonit.

Kujtojmë se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me votimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Pas aplikimit secili do të verifikohet duke u kontaktuar në telefon. Por kush nuk lajmërohet e hup mundësinë e votimit.

Related posts