Mëngjesi nis me aksidente, makinat përplasen ndërmjet vete në Graçanicë Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Graçanicë. Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes. Aty shihet se dy vetura janë goditur mes vete. Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar.