![“Menaxhimi i krizës energjetike”, Tahiri i PDK-së paralajmëron kallëzim penal](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/8C7AC0C1-A4FD-4013-87CE-385D92D2B48F.jpeg)
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri ka thënë para mediave se pas gjetjeve të Komisionit për menaxhimin me krizën energjetike, është përpiluar një raport i cili gjen shumë shkelje.
Tahiri ka paralajmëruar gjithashtu se janë në përgatitje e sipër të një kallëzimi penal të cilit do ta ngrisin pranë Prokurorisë Speciale, pas gjetjeve të konstatuara sipas tij në këtë raport.
“Ky raport gjen jashtëzakonisht shumë gjetje në menaxhimin e krizës energjetike. Dhe, në anën tjetër po ashtu jemi duke përgatitur një kallëzim penal mbi të gjeturat e këtij raporti dhe në momentin e miratimit apo mosmiratimit (të raportit) do ta dorëzojmë këtë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Tahiri.
Shefi i deputetëve të PDK-së ka deklaruar se ka dyshime mbi financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje nga ambasadori i shumë përfolur Martin Berishaj.
“Ka shumë supozime se me këto mjete është financuar fushata e kryeministrit Kurti në vitin 2021. Mirëpo, normalisht kjo është një çështje e cila duhet t’i nënshtrohet një hetimi penal”, ka thënë ai.