Showbizi shqiptarë ka pësuar ndryshime sa i përket dinamikës së tij këtë fillim vit të artistëve dhe menaxhmenteve të tyre muzikore, shkruan Gazeta Projekti.
Fillim ishte menaxheri i këngëtarit Durim Malaj, Labinot Nuraj i cili njoftoi se nga fillimi i vitit 2024 më Malaj nuk do të jetë në orjentimet e tij menaxheriale. Por, duke mos u ndalur më kaq, shkëputje të marrëveshjes ka pas edhe në mes këngëtares Tayna dhe menaxherit të saj Rinor Hykolli të cilët kanë vendosur që të ndërprejnë bashkëpunimin e tyre.
Ndërprejrje të bashkëpunimit ka pasur edhe në mes këngëtarit Bardhi dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj, krejt kjo për shkak të formatit të Big Brother ku ka pas akuza të vazhdueshme se ka qenë menaxheri Agaj ai i cili ka penguar lidhjen në mes Bardhit dhe Sarës