970×90
970×90
970×90
970×90

Memli Krasniqi: Kryetari Naim Ismajli do të qeverisë me gjithë qytetarët, pa dallime politike

Memli Krasniqi: Kryetari Naim Ismajli do të qeverisë me gjithë qytetarët, pa dallime politike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Shtime ku tha se frymën e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, si asnjëherë gjatë këtyre muajve, e ndjeu sonte në mesin e qytetarëve të kësaj komune, të cilët janë bërë bashkë në përkrahje të kryetarit Naim Ismajli.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se të gjitha të arriturat e mëdha në këtë qytet e kanë vulën e PDK-së dhe të kryetarit Ismajli.

“Komuna e Shtimes është një prej atyre shembujve reprezentativ të modelit zhvillimor qeverisës të PDK-së në nivel lokal. Prandaj, qytetarët e Shtimes kanë vendosur që më 14 nëntor ta votojnë numrin 177, që Naim Ismajli të vazhdojë ta jetësojë edhe më tej vizionin e tij për zhvillimin dhe transformimin e kësaj komune.”, shkruan Krasniqi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=415204623311607&id=100044662171388&sfnsn=mo

Related posts