Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thë se keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.
Krasniqi referuar arrestimeve të sotme nën dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore ka thënë se nëse së shpejti nuk ka zgjedhje të reja, dëmet e Qeverisë aktuale qytetarët e Kosovës do t’i vuajnë për dekada tëra.
“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.
Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë.
ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe biznesmeni Ridvan Muharremi janë arrestuar pas bastisjeve të policisë në dy lokacionet.
Të njëjtit dyshohen për veprat ”Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe ”Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Partitë politike opozitare në vend kanë kërkuar shkarkimin e Ministres Rozeta Hajdari pas këtyre arrestimeve, teksa kryeministri Kurti ka thë se për këtë çështje do të deklarohet më vonë vonë.