970×90
970×90

Memli Krasniqi falënderon qytetarët që e votuan PDK-në: Kosova meriton ma mirë – koha nuk i pret ata që hezitojnë

Memli Krasniqi falënderon qytetarët që e votuan PDK-në: Kosova meriton ma mirë – koha nuk i pret ata që hezitojnë

Pas përfundimit të numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e fuqishme nga qytetarët, duke theksuar rritjen e ndjeshme të votave për PDK-në.

“Faleminderit! Kjo është fjala e parë dhe më e sinqertë që e ndjej t’ua them. Faleminderit për besimin e rreth 200 mijë qytetarëve që na mbështetën,” deklaroi Krasniqi.

Ai nënvizoi se PDK ka garuar me kandidatin, vizionin dhe listën më të mirë për Kosovën, duke prezantuar projektin më të duhur për zhvillimin e vendit.

“U rritëm – 50 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e fundit, një rezultat historik për partinë tonë,” theksoi ai.

Krasniqi u shpreh se ky rezultat është një vlerësim për punën dhe përkushtimin e PDK-së, por njëkohësisht edhe një motivim për të ecur përpara.

“A është ky maksimumi ynë? Jo! A mundemi më shumë? Patjetër!”, ka shkruar ai.

Duke bërë thirrje për stabilitet dhe zhvillim, Krasniqi theksoi nevojën për një qeveri të përgjegjshme sa më shpejt, e cila do të sjellë shpresë dhe besim për qytetarët.

“Thënë këtë, sot Kosova ka shumë nevojë për qartësi, stabilitet dhe zhvillim. Ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme sa më shpejt, sepse ka nevojë për shpresë dhe besim. Ka nevojë për miq, partnerë dhe aleatë – sepse asnjëherë, e veçanërisht sot, koha nuk pret për ata që hezitojnë. Prandaj, çdo parti që ka marrë votën e qytetarëve duhet ta përkthejë atë në veprim, duke e vënë në shërbim të interesit qytetar.”, është shprehur ai.

“Kosova është Atdheu ynë që nuk falet! Dhe Atdheu ynë meriton më mirë!”, përfundoi Krasniqi.

PDK në këto zgjedhje ka marrë  196 mijë vota e 474 apo 20.95 përqind duke siguruar kështu 24 deputetë.

Related posts