970×90
970×90
970×90
970×90

Mediat serbe thonë se po bëhet presion nga Gjermania e Franca që takimi 1 korrikut mos të jetë si ekskursion

Mediat serbe thonë se po bëhet presion nga Gjermania e Franca që takimi 1 korrikut mos të jetë si ekskursion

Mediat serbe shkruajn se Gjermania e Franca kanë rritur në masë të madhe presionin ndaj Beogradit e Prishtinës para takimit të 1 korrikut.

Sipas raportimeve serbe, gjatë kësaj jave pritet të ketë takimi jozyrtare me liderët serbë e kosovarë ku temë do të jetë takimi në Paris.

Sipas Blicit serb, Haradinajt po i bëhet presion për heqjen e taksës, ndërsa nga Vuçiq është kërkuar ndryshim i tërësisht në qëndrime.

Palët gjermane e franceze thuhet se po përgatisin terrenin që takimi i 1 korrikut mos të jetë një lloj ekskursioni, por të diskutohen e të ketë diçka konkrete mes palës kosovare e serbe.

Poashtu, diplomatët gjermanë e francezë po tentojnë të bindin presidentin Vuçiq që të jetë prezent në takim, pas deklaratës që e ka bërë dy ditë më parë ku ka deklaruar se 99% të gjasave takimi në Paris nuk do të zhvillohet fare.

Related posts