970×90
970×90
970×90
970×90

Mediat serbe: Në takimin e Berlinit do të dihet data e vazhdimit të dialogut

Mediat serbe: Në takimin e Berlinit do të dihet data e vazhdimit të dialogut

Në takimin e 29 prillit në Berlin, përfaqësuesit kosovarë dhe ata serb do të takohen ndërmjet vete.

Por, sipas mediave serbe, ky takim do të krijojë një kuadër për rifillimin e negociatave si dhe do të dihet data se kur do të mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Në këtë takim të pranishëm do të jenë: presidenti kosovar, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq si dhe përfaqësues të shumtë të huaj, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve të para u tha se në këtë takim për Ballkanin Perëndimor nën organizmin e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, një nga temat kryesore do të jetë dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Related posts