Kështu shkruan gazeta serbe ‘Novosti’ duke iu referuar burimeve diplomatike dhe shton se struktura e dialogut Kosovë-Serbi do të përforcohet në prag të fazës finale të bisedimeve.
Sipas gazetës, brenda Bashkimit Evropian kanë filluar të formohen dy blloqe, ata që janë të pakënaqur me ngadalësimin e procesit dhe një grup i vendeve të udhëhequra nga Spanja, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe dëshiron që të njohin rrjedhën e negociatave të ardhshme në detaje, si dhe të konsultohen në këtë proces, përcjell lajmi.net.
Tutje, shkrimi thotë se vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e kanë konsideruar se dialogu po zhvillohet larg syve të tyre.
Peter Susko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë, i ka thënë ‘Novostit’ se po presin nga dialogu që sa më shpejtë të sjellë rezultate të prekshme, të cilat do të mundësojnë përparimin në rrugën evropiane për të dy vendet./Lajmi.net/p