
“B 92” ka identifikuar fajtorin e humbjes së Serbisë nga Zvicra.
“B 92” në Serbi ka fajësuar gjyqtarin Felix Brych për humbjen e Serbisë nga Zvicra në duelin e tyre në Kampionatin botëror 2018.
Agjencia serbe e lajmeve ka publikuar sot një artikull me një pyetje: A ke fjetur zotëri Brych?
Mediat serbe ankohen në ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari gjerman i cili injoroi kërkesën e tyre për penallti në rastin kur sulmuesi Aleksandar Mitrovic po mbahej brenda zonës nga dy futbollistë të Zvicrës, përcjell “lajmi.net”.
Zvicra e mposhti Serbinë 2:1 me dy gola fantastik nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.