
Jurgen Klopp është njeriu që ka kthyer skuadrën e Liverpool në skuadrën më të mirë në Evropë aktualisht.
Trajneri gjerman, me emra si Roberto Firmino, Sadio Mane, Trent Alexander Arnold, Fabinho etj, kanë pushtuar futbollin evropian.
Arnold është një nga lojtarët që së fundmi i është kërkuar që të përshkruajë trajnerin gjerman, dhe për këtë punë, ai gjeti vetëm një fjalë.
“I pabesueshëm. Çdo gjë rreth tij, në secilën mënyrë. Mënyra e menaxhimit, si person, si trajner. I pabesueshëm” ka thënë Arnold.
Alexander Arnold është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë, nën urdhrat e Klopp.
Sigurisht, afërsia e tij me trajnerin dhe ndjesia që ai i ka dhënë kanë ndikuar në formën e lojtarit.