
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka arritur t’i fsheh emocionet e tij pasditen e sotme.
Haradinaj mes lotësh këtë pasdite ka lexuar letrën e tij të dorëheqjes nga posti i shefit të Qeverisë së Kosovës.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj në konferencë para gazetarëve ka lexuar letrën ku ai jep dorëheqje nga pozita e tij, duke njoftuar njëkohësisht se është ftuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
Fjalimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Më lejoni të iu informoj se sot e kam marrë këtë vendim, pra jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua të iu falënderoj për besim dhe përkrahje.
Arsyeja e këtij vendimi që e kam marrë është për shkak të thirrjes së marrë nga dhomat e Specializuara si i dyshuar.