970×90
970×90

Me inciativë të asamblistit Bacaj, Komuna e Klinës ulë taksat komunale.

Me inciativë të asamblistit Bacaj, Komuna e Klinës ulë taksat komunale.

Në seancën e fundit për vitin 2018, Kuvendi Komunal i Klinës votoj pro plotësim/ndryshimit të Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale.

Me këtë plotësim ndryshim ulen taksat komunale kryesisht në dokumentet e gjendjes civile, si: certifikata e statusit martesor nga 5 euro është zbritur në 3 euro, certifikata e bashkësisë familjare nga 3 euro është zbritur në 2 euro. Ndërsa, vërtetimi që një personi nuk i është marrë ose kufizuar aftësia e veprimit, nga 10 euro, tash e tutje do të merret pa pagesë (për rregullimin e marrëdhënies së punës).

Më këtë rast asamblisti nga radhët e AAK-së, Valmir Bacaj, falenderoj komisionin për plotësim/ndryshimin e kësaj rregullore, si dhe anëtarët e Kuvendit Komunal për aprovimin e kërkesës së dorëzuar më herët për harmonizimin e taksave komunale.

Plotësim/ndryshimi i kësaj rregullore është lajm i mirë për qytetarët e Komunës së Klinës, të cilët për vite të tëra kan paguar taksa më të larta në nivel Kosove, krahasuar me komunat tjera, vlerësim të cilin e bazoj në një hulumtim të realizuar nga Kallxo.com në muajin qershor të këtij viti, ku Komuna e Klinës rënditet e dyta me taksat më të larta në nivel Kosove.

Bacaj, po ashtu kërkoj nga të gjitha drejtorët komunal që të respektohet kjo rregullore në përpikëri.

Related posts