970×90
970×90
970×90
970×90

Me duar të lidhura të gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë

Me duar të lidhura të gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë

Një fotografi e gjashtë shtetasve turq të arrestuar e sipas të gjitha gjasave të depërtuar në Turqi, ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale.

Në fotografi shihen të renditur gjashtë gylenistët, me duar të lidhura para, që Kosova i arrestoi të enjten. Kujtojmë se të arrestuar janë drejtori i përgjithshëm i Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarët Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana dhe gjithashtu mjeku Osman Karakaja.

Fotografia nuk tregon më shumë detaje as ku është bërë e as kur është bërë.

Institucionet e Kosovës ende nuk ka dalë me informatë zyrtare se gjashtë personat e arrestuar janë deportuar për në Turqi.

Related posts