970×90
970×90

Me 16 janar planifikohet të mbahet referendumi serb në Kosovë

Me 16 janar planifikohet të mbahet referendumi serb në Kosovë

Të dielën më 16 janar do të mbahet Rreferendumi në Serbi, ku qytetarët serb përmes një PO-je ose JO-je do të vendosin për ndryshimet Kushtetutese të këtij vendi.

Aktualisht krerët e shtetit kosovar si Presidentja, kryeminsitri dhe kryetari i Kuvendit kanë një qëndrim të betonuar se ky referendum nuk mund të organziohet edhe në Kosovë meqë sipas tyre direkt shkelet sovraniteti i republikës sonë, përfshirë këtu edhe Kushtetutën e vendit.

Presioni i vendeve mike të Kosovës, si ato të QUINT-it ka vazhduar mbi Qeverinë, Presidencën dhe Kuvendin në mënyrë që të lejohet organizimi i referendumit edhe shtetasit serb që jetojnë në Kosovë, për të votuar për ndryshimet kushtetuese të Serbisë, e që kanë të bëjnë me reformat në drejtësi, me qëllim që legjillacioni i shtetit serb të përafrohet me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjithçka që është zyrtare e dihet deri në këto momente është se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të shtunën në orën 14:00, ku pas debatit parlamentar synohet edhe nxjerrja e një rezolute në Kuvend përmes së cilës do të konfirmohet edhe njëherë qëndrimi se organizimi i referendumit serb në Kosovë është jashtë çdo ligji dhe kushtetutës së vendit.

Në një vijë me qëndrimin e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës janë edhe ldieret e partive opozitare si Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.

Që të tre liderët e opozitës janë kategorikë se një referendum i tillë nuk duhet të lejohet të mbahet në Kosovë.

Related posts