
Mc Kresha është një ndër reperët më aktiv të estradës sonë.
Mc Kresha po punon drejt finalizimit të një projekti të ri muzikior, të cilin kësaj radhe e sjell në duet me një artist, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për këngën me titull “Habibi”, të cilën Kresha po e sjell në bashkëpunim me Rinor Sopjanin, i njohur për publikun si Rino.
Ata nuk kanë preferuar të zbulojnë më shumë detaje, por kanë njoftuar fansat se kënga publikohet së shpejti.
Për ndryshe, projekti i fundit nga MC Kresha është “Gabimet”, në duet me Eni Koçin.