970×90
970×90
970×90
970×90

Mc Cain po vdes, kerkon qe Trump te mos merr pjese ne varrimin e tij

Mc Cain po vdes, kerkon qe Trump te mos merr pjese ne varrimin e tij

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, kohë më parë zhvilloi një udhëtim në Arizona për të vizituar Senatorin John McCain, i cili po lufton me kancer në tru, dhe thotë se McCaini është “i shqetësuar për gjendjen e vendit”, ka raportuar “The New York Times”.

Biden e përshkroi vizitën, që u realizua të shtunën e kaluar, duke thënë: “Johni e di se është në një gjendje shumë, shumë, shumë të pasigurt dhe, megjithatë është i brengosur për gjendjen e vendit”. Bideni i tha gazetës se ai dhe McCaini kanë “biseduar se si reputacioni ynë ndërkombëtar po dëmtohet dhe biseduam edhe për nevojën që populli të ngrihet dhe të flasë”, shkruan gaetametro.net.

McCaini u diagnostikua me kancer në tru vitin e kaluar dhe është duke u trajtuar për pasojat efektet anësore në shtëpinë e tij në Arizona.

Është kërkuar nga ish-presidentët George W. Bush dhe Barack Obama të mbajnë fjalime në funeralin e McCainit, ia kanë konfirmuar CNN-it njerëz të afërt me dy ish-presidentët dhe një burim i afërt me senatorin.

Presidenti Donald Trump nuk pritet të ftohet në shërbimet funerale, ka konfirmuar për CNN-in një burim i afërt me McCainin.

Edhe një person i afërt me McCainin ka thënë, “nuk e dimë edhe sa kohë ka… por le të lutemi që ai të jetë i vetëdijshëm për vendin e tij”.

Related posts