970×90
970×90
970×90
970×90

Restauranti me i vizituar ne regjionin e Prizrenit “Restaurant Gështënja”

Restauranti me i vizituar ne regjionin e Prizrenit “Restaurant Gështënja”

Zakonisht Restaurantet në Kosovë janë si shtëpia e dytë për qytetarët, por të gjendet një i përshtatshëm i cili ofron komoditetin dhe luksin e nevojshëm, atëher është mrekulli në vete, sidomos kur flasim për drekat e darkat jashtë shtëpisë shpesh mendojmë se vlerësimet më të mira vijnë nga njerëz me përvojë e që i vizitojnë shumë këto restorante.

E, gjatë eksplorimit të vendeve të ndryshme në Kosovë kësaj radhe shkojmë në fshatin malor të Suharekës Dolloc, ku aty ndodhet njëri prej vendeve më ideale për tu relaksuar me ndonjë drekë apo darkë fantastike. 

“Restaurant Gëshhtenja” i cili ndodhet në periferi të Suharekës në zemrën e fshatit malor Dolloc, i mbuluar me pamjet e bukura të Sharrit, është njëri nga ato restaurante i cili i ofron të gjitha në një vend, e pse duhet të vizitohet ky vend magjik, portali online Gazeta Projekti sjellë disa nga arsyet dhe fotografitë më të mira të ambientit.

Natyra: I ndërtuar në lartësi mbi 1000 metra, në mes maleve të bukura të Sharrit, “Restaurant Gështenja” ofron rahatinë dhe energjinë e papërshkrueshme, një tendencë e re dhe shumë i ndryshem nga restaurantet tjera është flladi e këtyre maleve që e bënë njëren nga arsyet kryesore për vizitë.

Ushqimi: Ushqimi: Me origjinalitet në pjatat e servirura, unike  dhe shërbimin i cili është i përzgjedhur në mes modernes dhe tradicionales, janë detajet e vogla ato që krijojnë diçka të madhe e të bukur. Që nga dekori mikpritjes, stafi i kulturuar dhe i sjellshëm e deri tek gatimet perfekte, që të bëjnë të harrosh urinë. 



Shëtitja: Është njëra nga vetitë e tjera të cilat pas pushimit te Gështënja dhe marrjes së drekës së merituar e bënë më atraktivë këtë vend, Përderisa duket qartë që ecja nëpër male e pyje pastron mendjen tonë, trupin dhe shpirtin atëherë i’u do të përjetoni një relaks të paimagjinueshëm me bukuritë e rralla të fshatit ku vlenë të theksohet si mrekulli edhe Guri i Dollocit ku nga aty ju mund të shihni njëren prej piesëve të bukura të Kosovës, Rrafshin e Dukagjinit.

Dhomat për fjetje: Pushimi nuk mund të kompletohet nëse nuk zgjohi me pamje ideale nga mali. Andaj, pronari i këtij restauranti ka menduar më të mirën duke ofruar dhomat ideale për fjetje ku mund të realizoni pushime me netë të shumta por edhe për wikende.

Related posts