970×90
970×90
970×90
970×90

Mbrojtja nga zjarret në nivel shtetëror

Mbrojtja nga zjarret në nivel shtetëror

Mbrojtja nga zjarret në nivel shtetëror
Këto ditë po shikojmë se si zjarret në SHBA kanë përshirë një qytet të tërë duke shkaktuar edhe viktima në njerëz!
Rreziku nga zjarret hynë në kategorinë e Fatkeqësive Natyrore apo Fatkeqësive tjera dhe duhet përgatitje serioze shtetërore për përballje sepse kapacitetet lokale nuk mund të mbulojnë shpëtimin dhe rimëkëmbjen!
Republika e Kosovës është e domosdoshme të ndërmerr këto masa mbrojtëse;
– Të rishikojë në baza të rregullta vlerësimin e riskut për fatkeqësitë;
– Të rifunksionalizojë e ta zgjerojë shpejt përmes një plani qeveritar rrjetin publik të hidrantëve të ujit në çdo komunë!
– Të krijojë Strukturat për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe njësitë e zjarrëfikësve vullnetar në çdo komunë;
– Të krijojë hartën dhe rezervat ujore natyrore dhe artificiale të cilat do të shërbenin për furnizim me ujë;
– Të forcojë kontrollin administrativ në pajisjen me leje dhe kushte ndërtimore ku çdo objekt i cili duhet të ndërtohet në përputhje me Ligjin në fuqi i cili e rregullon saktë mbrojtjen nga zjarri!
– Të hartohet menjëher plani vjetor shtetëror nga qeveria për mbrojtje nga zjarret;
– Të pajisen me mjete teknike moderne njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe të rekrutohen zjarrfikës të ri aty ku ka nevojë.

Nga: Lorik Lipoveci, njohës i emergjencave civile.

Related posts