970×90
970×90

Mblidhet ZRRE-ja, sot pritet të merret vendimi për rrymën

Mblidhet ZRRE-ja, sot pritet të merret vendimi për rrymën

Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të mblidhet sot për të vendosur lidhur me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2025.

Sipas njoftimit të ZRRE’së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00. Në rend dite janë shtatë pika, shkruan Reporteri.net.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

Rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Related posts