970×90
970×90

Mbledhja urgjente në LDK, Avdullah Hoti shkon në seli të partisë

Mbledhja urgjente në LDK, Avdullah Hoti shkon në seli të partisë

Kryeministri Avdullah Hoti është parë duke hyrë në zyrat e LDK-së në Prishtinë, aty ku për pak pritet të fillojë mbledhja e kryesisë së këtij subjekti.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas rezultatit të zgjedhjeve në Podujevë.

Mustafa ka thirrur mbledhje urgjente të partisë në ora 14:00, derisa, në të do të marrin pjesë Kryesia e partisë.

Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të partisë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë.

Pas rezultatit, Mustafa tha për media se do ta kthejnë këtë komunë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021.

Related posts