970×90
970×90
970×90
970×90

Mbi 500 kosovarë të pickuar nga rriqrat për 5 muaj

Mbi 500 kosovarë të pickuar nga rriqrat për 5 muaj


Që nga muaji janar i këtij viti e deri në muajin e kaluar (maj) mbi 500 persona në Kosovë janë pickuar nga rriqrat, derisa numri i të pickuarve pritet të rritet edhe më shumë me ngritjen e temperaturave

Në komunën e Prishtinës vetëm gjatë këtij muaji janë raportuar 23 raste të pickimit nga rriqrat, derisa numër të madh të të pickuarve ka pasur edhe në komunat tjera.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë kanë thënë se vetëm në katër komuna të vendit deri tani janë pickuar nga rriqrat 541 persona.

Era Pireva, zyrtare për Informim në këtë Institut, ka thënë për “Zërin” se vetëm në komunën e Malishevës gjatë këtij viti janë pickuar nga rriqrat 263 persona.

Ajo ka thënë se qytetarët janë pickuar nga rriqrat si pasojë e qëndrimit në livadhe e po ashtu edhe për shkak të veshjes joadekuate që kanë pasur. “Deri më tash numri i të pickuarve nga rriqrat ka arritur në 263 në komunën e Malishevës, 138 raste në komunën e Suharekës, 92 raste në komunën e Klinës dhe 48 raste në komunën e Rahovecit, kjo si pasojë e qëndrimit në livadhe të pakositura, në shkurre dhe në stalla dhe veshmbathjes joadekuate”, ka thënë ajo.

Related posts