970×90
970×90

Mbesa e Hashim Thaçit beson se PDK-ja vazhdon të jetë partia e parë në vend

Mbesa e Hashim Thaçit beson se PDK-ja vazhdon të jetë partia e parë në vend


Ramush Haradinaj dha të premten dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi Gjykata Speciale i dërgoi ftesë për t’u paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.


Pas kësaj Haradinaj tha përgjegjësia kalon të presidenti, që ai të fillojë konsultat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve me partitë politike.

Të gjitha partitë pas largimit të Haradinajt thonë se janë të gatshme për zgjedhje të reja.
Reporteri.net ka kontaktuar me deputeten e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha e cila thotë se partia e saj është e gatshme për zgjedhje dhe shprehet e bindur se do të dalin parti e parë.

“Ashtu siç ka deklaruar edhe kryetari i partisë, PDK-ja është e gatshme të hyjë në garë zgjedhore kurdo që ajo do të zhvillohet. PDK-ja është partia e vetme në Kosovë e cila do të hynte në zgjedhje me një strukturë të konsoliduar e unike, me performancë të shkëlqyer të pjesës legjislative dhe ekzekutive të saj, me një udhëheqës i cili gëzon mbështetje të plotë dhe me një kontribut të madh në të gjitha proceset që ka kaluar dhe po kalon vendi jonë”, thotë Thaçi-Dragusha për Reporteri.net.

Sa i përket koalicioneve të mundshme ajo shprehet se fjalën do ta thotë Kryesia e partisë.

“Në rast se do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, fjalën e fundit lidhur me mënyrën e garës dhe koalicionet e mundshme, do ta thotë Kryesia e partisë, mirëpo një gjë është e sigurt: ne, të gjithë besojmë se PDK-ja do t’i fitojë edhe këto zgjedhje dhe Kadri Veseli do të jetë kryeministër, i cili do t’i prijë qeverisë së ardhshme me platformën e ‘Dekades së Re’”, ka deklaruar Thaçi-Dragusha. /Reporteri.net/.

Related posts