970×90
970×90
970×90
970×90

Mbërrin në Shqipëri zyrtari i lartë amerikan

Mbërrin në Shqipëri zyrtari i lartë amerikan

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, ka arritur në Shqipëri.

Ai kështu ka nisur vizitën e tij në tri shtetet e Ballkanit – Shqipëri, Kosovë dhe Serbi.

Me të arritur në Tiranë, Verma ka publikuar një fotografi ku tha se zbarkoi në “Shqipërinë e bukur”, ndërsa tregoi edhe për qëllimin e vizitës së tij.

“Zbarkova në Shqipërinë e bukur! I lumtur të nis vizitën time dhe të punoj me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, ka shkruar Verma në “X”.

Në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi ai do të qëndrojë nga 7 deri më 11 janar.

Siç kishte bërë të ditur Departamenti amerikan i shtetit, në Tiranë, ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë “Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve tanë afganë”.

Në Kosovë, Departamenti i Shtetit tha se Verma do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.

“Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”.

Në Serbi, zëvendëssekretari do të theksojë “partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike”.

Related posts