970×90
970×90

Mbappe për Pelen: Lutuni për Mbretin

Mbappe për Pelen: Lutuni për Mbretin

Legjenda e Brazilit është zhvendosur në klinikën paliative dhe besohet së është në fund të jetës së tij

Kylian Mbappe ka zgjedhur rrjetet sociale për të shkruar një mesazh emocional për Pelen, i cili është zhvendosur në klinikën ku kalohen ditët e fundit në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

Tri herë fituesi i Botërorit është dërguar në spital të martën pasi u raportua që vuante nga ënjte në trup dhe nga problemet e zemrës.

“Lutuni për Mbretin”, shkroi Mbappe në Twitter.

Pele po i nënshtrohej kimioterapisë për ta trajtuar kancerin në zorrë, nga i cili vuan.

Megjithatë, sipas raporteve ai nuk është duke ju përgjigjur më trajtimeve të tilla prej muajit shtator dhe gjendja e tij ka filluar të rëndohet.

Related posts