970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Mbahet takimi i radhës i Shtabit Emergjent komunal në Junik

Mbahet takimi i radhës i Shtabit Emergjent komunal në Junik

Komuna e Junikut ka mbajtur takim me Shtabin Emergjent,

Kryetari i komunës, Agron Kuçi ka njoftuar anëtarët e shtabit rreth gjendjes nëpër të cilën po kalon kjo komunë në kohë pandemie, shkruan Gazeta Projekti.

Ndër tjera, Shabi Emergjent apelon tek qytetarët që shfaqin simptoma dhe kanë pasur kontakt me persona potencialisht të infektuar me COVID të vetë-izolohen, për shërbime mjekësore dhe furnizime familjare të kontaktojnë QKMF-në.

Njoftimi i plotë:

TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL

Shtabi Emergjent i komunës së Junikut ka mbajtur takimin e radhës, ku kryetari i komunës z.Agron Kuçi ka njoftuar anëtarët e shtabit për gjendjen nëpër të cilën po kalon komuna e Junikut gjatë periudhës së pandemisë dhe situatën sfiduese gjatë kësaj kohe.

Anëtarët e shtabit janë njoftuar nga kryeshefi i QKMF-së në Komunën e Junikut për rekomandimet e fundit nga IKSHPK, pasiqë tashmë rastet me COVID-19 nuk janë më të centralizuara në repartin Infektiv në QKUK dhe se me rritjen e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 ka filluara edhe diagnoza klinike, ku rastet do të diagnostikohen nga mjeku familjar në QKMF dhe rasteve që shfaqin simptoma do iu rekomadohet që të vetë-izolohen 14 ditë në të njejtën mënyrë siç do ishin izoluar po të kishin rezultuar pozitiv pas testimit dhe potencoj që në QKMF në Junik janë duke marr shërbim raste me simptoma nga Juniku dhe fshatrat e komunave fqinje.

Shtabi Emergjent apelon tek qytetarët që shfaqin simptoma dhe kanë pasur kontakt me persona potencialisht të infektuar me COVID të vetë-izolohen, për shërbime mjekësore dhe furnizime familjare të kontaktojnë Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare dhe numrat kujdestar të Shtabit Emergjent Komunal: 049/760-268, 044/253-228,049/760-256 dhe 044/236-963

Related posts