970×90
970×90

Maskat e Vjosa Osmanit bartin mesazhe të forta

Maskat e Vjosa Osmanit bartin mesazhe të forta

Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës po kujdeset që maskat të cilat i vendosë për mbrojtje nga Covid19, të bartin edhe mesazhe.

Në secilën ditë, ajo mban një maskë që simbolizon ndodhinë e asaj date.

Duke kujtuar Masakrën e Srebrenicës, Osmani mbante maskë me lulen që e simbolizon atë.

Poashtu edhe nëpër “Vizitat e Gjelbra”, ajo mbante maskë me një simbol të gjelbër.

Njëjtë ndodhi edhe për datën 9/11, ku kryetarja e Kuvendit kishte maskë me Kullat Binjake. “Never Forget 9/11”, shkruante aty.

Edhe në fushatën “Be my voice”, Osmani e tregoi po atë kujdes, ku në maskën e saj gjendet lulja.

Related posts