970×90
970×90

Mashkulli që po i ‘çmend’ të femrat shqiptare, fotografohet me të dashurën në pushime

Mashkulli që po i ‘çmend’ të femrat shqiptare, fotografohet me të dashurën në pushime


Maluma po shijon pushimet në Ibiza.

Pas shumë angazhimeve në turne muzikor, Maluma ka gjetur pak kohë për pushime.

Këngëtari ka zgjedhur që këto ditë të relaksohet në plazhet e Spanjës, ndërsa nuk i ka kursyer fotografitë në rrjete sociale.

Në këto pushime, Maluma po shoqërohet nga e dashura e tij, Natalia Barulich, me të cilën nuk preferoi të publikonte fotografi në rrjete sociale.

Megjithatë, paparacët kanë publikuar imazhe të çiftit, ku shihen në përqafim të njëri-tjetrit teksa po shëtiteshin me jaht.

Natalia kishte veshur një fustan të gjatë me lule, i cili ia theksonte format trupore asaj.

Kujtojmë se Maluma është emër shumë i njohur në industrinë e muzikës, ai pëlqehet edhe nga të famshmet shqiptare.

Së fundi, Tayna dhe modelja Kejvina Kthella ishin të pranishme në koncertin e saj, të cilat bënë edhe fotografi me këngëtarin.

Related posts