970×90
970×90
970×90
970×90

Masakra në Lybeniq të Pejës, Konjufca: Të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë duhet të marrin dënimin e merituar

Masakra në Lybeniq të Pejës, Konjufca: Të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë duhet të marrin dënimin e merituar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe deputetë të Kuvendit, bënë homazhe dhe vendosën lule pranë lapidarit të të rënëve në fshatin Lybeniq të Pejës, në 23-vjetorin e masakrës në këtë fshat, të kryer nga forcat pushtuese serbe.

Kryetari Konjufca me këtë rast tha se Lybeniqi vetëm në luftën e fundit ka përjetuar tri masakra, dhe të tjera gjatë historisë, por gjithnjë ka qëndruar dhe ka dalë më i fortë.

Ai tha se kjo ditë është ditë dhimbjeje, por edhe krenarie për Lybeniqin dhe Kosovën.

“Është ditë dhimbjeje, sepse janë vëllezërit dhe motrat tona, e ditë krenarie sepse gjaku i tyre për liri ka bërë që ta gëzojmë shtetin, ta gëzojmë pavarësinë, shtetësinë e Republikës së Kosovës”, tha kryetari Konjufca.

Në përvjetorin e masakrës së Lybeniqit u tha se të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

Më 1 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, dhe paramilitare serbe, rrethuan dhe më pas hynë në brendi të fshatit Lybeniq të Pejës, ku vranë mbi 80 civilë, disa prej të cilëve edhe i dogjën. ​/

Related posts