970×90
970×90
970×90
970×90

Marzha e gabimit, çfarë do të thotë dhe pse është jetike për të kuptuar sondazhet?

Marzha e gabimit, çfarë do të thotë dhe pse është jetike për të kuptuar sondazhet?

Të dy sondazhet më të fundit të Reuters/Ipsos tregojnë kandidatët brenda kufirit të marzhës së gabimit (plus ose minus tre pikë përqindje).

Kamala Harris kryesonte ndaj Donald Trump 46 me 43 për qind të martën dhe 45 me 42 për qind një javë më parë, transmeton Telegrafi.

Me kaq shumë rezultate të sondazhit brenda kufirit të marzhës së gabimit, shpjegohet se çfarë do të thotë dhe pse është e rëndësishme.

Çfarë është kjo?

Marzha e gabimit është një tjetër term për besimin që anketuesit kanë në sondazhin e tyre.

Përcaktohet nga madhësia dhe peshimi i mostrës, një metodë e përfaqësimit më të saktë të grupeve që janë më të vështira për t’u kontaktuar që zgjeron marzhën e gabimit.

Reuters/Ipsos besojnë se në sondazhin e tyre të fundit, mbështetja e kandidatëve qëndron diku midis tre pikave në secilin drejtim të rezultatit të raportuar.

Harris ka diku midis 43 dhe 49 për qind të mbështetjes së opinionit, ndërsa Trump ka midis 40 dhe 46 për qind

Related posts