970×90
970×90

Martohet Ariana Grande, këngëtarja publikon fotot nga dasma

Martohet Ariana Grande, këngëtarja publikon fotot nga dasma

 

 

Ariana Grande i dha fund beqarisë pak ditë më parë. Këngëtarja u martua në fshehtësi me partnerin e saj Dalton Gomez, por edhe pse lajmi u bë i ditur nga mediat, çifti nuk reagoi, deri pak minuta më parë. Grande ka ndarë për herë të parë fotot nga dasma, ku shfaqet e veshur nuse, me fustan të bardhë dhe vello.

https://www.instagram.com/arianagrande/?utm_source=ig_embed&ig_rid=73279001-e13f-4a23-bc87-929456019d51

Ajo ka zgjedhur një fustan të thjeshtë saten, pas trupit, bust dhe me kurrizin e zbuluar. Flokët i ka kapur gjysmë dhe mban një vello me fjongo të bardhë. Ajo ka preferuar një pamje minimaliste, me vathë perlë dhe grim në tonet e tokës.
“15.5.21”, -i ka mbishkruar ajo fotot, duke zbuluar datën e saktë të dasmës.

https://www.instagram.com/arianagrande/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b41603f7-eb7c-48b6-b96d-c9963da8aafe

 

Ende nuk dihen detaje nga ceremonia, nëse çifti ka preferuar të ketë shumë të ftuar, apo ka bërë një festë private. Por, nisur nga situata e pandemisë, mundësitë janë më të shumta që të ketë qenë diçka diskrete.

https://www.instagram.com/arianagrande/?utm_source=ig_embed&ig_rid=79c179ae-7487-487f-a8c6-11f23a818fb1

Related posts