970×90
970×90

Martohet Afërdita Dreshaj këngëtarja që ndau Agon Amigen nga gruaja

Martohet Afërdita Dreshaj këngëtarja që ndau Agon Amigen nga gruaja

Martohen Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl, modelja shqiptare shkëlqen në altar me fustanin e bardhë

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, i ka dhënë fund beqarisë së saj.

Ajo është martuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një dasmë të madhe në Miami të Floridas.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë (Foto: Xhesika Berberi/InstaStory)

Të ftuar në këtë dasmë kanë qenë edhe shumë emra të njohur VIP, një ndër ta edhe modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi.

Kjo e fundit, ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi të çiftit, ku shihen duke u puthur pak momente pas celebrimit.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl shkëmbejnë puthje pas kurorëzimit (Foto: Xhesika Berberi/Instagram)

Modelja Dreshaj duket e shkëlqyer në fustanin e bardhë, teksa jo më me pak elegancë shkëlqente në altar edhe bashkëshorti i saj tashmë, Jakub Kindl.

“Jam kaq e lumtur për motrën time, ju dua Afërdita dhe Jakub”, ka qenë urimi i Xhesika Berberit për çiftin.

Foto: Xhesika Berberi/InstaStory

Afërdita dhe Kindl ka disa vite që janë së bashku, dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Momente nga dasma e Afërditës dhe Jakubit (Foto: Xhesika Berberi/InstaStory)

Hokeisti çek i propozi martesë bukuroshes shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar, në majën e një resorti luksoz në qendër të Pragës, në vendlindjen e tij.

Pa asnjë hezitim, Dreshaj i ka thënë “Po” Kindl-it, njëlloj siç ka bërë edhe në betimin e tyre në altar.

Pak ditë para martese, ata realizuan një set të mrekullueshëm fotografik, duke rrëmbyer vëmendjen e fansave dhe të mediave./Telegrafi/

Related posts