![“Marrëzi, turp”, Vlora Çitaku për Kurtin: Vuçiqin e takon pa kushte, Edi Ramën e refuzon](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/07/22317A4D-9257-4D66-915E-26D2F6BFB4D6.jpeg)
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se është marrëzi që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, shkruan Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se Kryeministri Kurti, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e takon pa kushte, ndërsa me Ramën nuk ndodh kështu.
“Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka shkruar mes tjerash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Postimi i plotë:
Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!
Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.
Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte.
Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale.