970×90
970×90

Marko Gjuriq, serbëve: Bëni një shpërthim në përpjekjet e Prishtinës për ta marrë Veriun

Marko Gjuriq, serbëve: Bëni një shpërthim në përpjekjet e Prishtinës për ta marrë Veriun


Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka komentuar procesin zgjedhor që po mbahet sot në komunat veriore të Kosovës.

Gjuriq madje ka pasur një apel për ata siç i quajti ai ”të cilët kujdesen për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, njofton Klan Kosova.

“Dua t’u bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe në Mitrovicën Veriore – të gjithë ata që kujdesen për mbijetesën e serbëve në ato zona, për t’u përgjigjur masivisht sot dhe për të bërë një zhurmë me zërin e tyre në përpjekjet e Prishtinës që përmes procesit zgjedhor mori veriun e provincës sonë autonome”, është shprehur ai.

Duke komentuar faktin se Prishtina zyrtare ia ka ndaluar atij hyrjen në Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodhë.

Ai tha se e respekton ligjin dhe marrëveshjet duke pretenduar se ”kosovarët janë ata që shkelin ligjin” dhe ”sillen në mënyrë të pacivilizuar”, njofton Klan Kosova.

Related posts