Bukuroshja e “Instagramit”, përndryshe e njohur si vajza e këngëtares shqiptare – Eli Fara, Marina Fara është një nga vajzat më të përfolura në mediat rozë viteve të fundit.
Ajo sot në llogarinë e saj publike, në “Instagram” ka publikuar një fotografi të stilit ‘selfie mirror’, duke i vënë në fokus këmbët e saja.
Është interesant tatuazhi që ka në këmbën e djathtë, pasi që një tillë e kemi parë edhe tek modelja Morena Taraku. Pavarësisht kësaj, ky tatuazh u ka dhënë një stil shumë më të veçantë këmbëve të saja shkëlqyese, shkruan GazetaBlic.
Në anën tjetër, Marina është kujdesur edhe për pjesën e sipërme duke veshur kështu një këmishë të bardhë të hapur, të stilit pranverorë e që i ka dhënë edhe më shumë elegancë gjithë kësaj fotografie.
Kujtojmë që Marina Fara tashmë në llogarinë e saj në “Instagram” është afër të shkelë numrin prej 200 mijë ndjekësve, e që tregon se ajo është një person shumë i dëshiruar nga publiku në përgjithësi.
Aty nuk mungojnë as fotografitë e ‘nxehta’ e provokative, por gjithsesi jo të tepruara por me elegancë e sharm